Garoi me dy këngë shqiptare, i riu rrëmbeu zemrat e jurisë në “The Voice of Belgium”: Jam shumë i lumtur

Garoi me dy këngë shqiptare, i riu rrëmbeu zemrat e jurisë në “The Voice of Belgium”: Jam shumë i lumtur

Showbiz March 28, 2024 - 12:18

Veton Rexhbogaj është i riu që i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët, pasi konkuroi në "The Voice of Belgium" me dy këngë shqiptare, duke bërë që të kthehen të gjithë anëtarët e jurisë.

Në një lidhje me Skype Vetoni ka treguar detaje nga kjo eksperiencë. Ai po ashtu ka theksuar që është shumë i lumtur që e lejuan të këndojë në gjuhën shqipe, pasi në Belgjikë nuk flitet.

Mes tjerash ai ka folur dhe për projektet e së ardhshme në gjuhën angleze dhe padyshim në shqip.

“Unë jam gjysmë shqiptar nga ana e babit dhe kam jetuar në Kosovë deri në 10-vjeçare. Për mua është e rëndësishme që i kam bërë krenarë shqiptarët.

Jam shumë i lumtur që kam kënduar këtë këngë se në fillim nuk kanë dashur sepse në Belgjikë askush nuk flet shqip. Trajnerit ia kam forcuar dashurinë për këtë këngë dhe jam shumë i lumtur që më lejuan.

Unë kam qene në "The Voice" deri në fazën e netëve live, tani jam duke punuar për disa projekte të mia personale. Unë kam shumë dëshirë të bëjë këngë jo vetëm në frengjisht, por dhe në anglisht. Dua që të vijë në Shqipëri që të përmirësojë gjuhën shqipe më shumë”, u shpreh Vetoni. /abcnews