Festë në BBVA3: Heidi dhe Romeo martohen sot
Showbiz
March 29, 2024 - 11:36
Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e BBV është zhvilluar një lojë e ndarë në dy grupe, ku duket se ka afëruar dy banorët Heidin dhe Romeon.
Pas përfundimit të lojës brenda shtëpisë ka mbërritur një zarf i bardhë, ku u vë re se do të organizohet një festë, shkruan Zeri.info.
Në zarfin e bardhë shkruhej se vëllai i madh do të organizojë një dasmë dhe banorët duhej të zgjedhnin çiftin i cili do të martohet.
Derisa Heidi dhe Romeo janë përzgjedhur nga banorët, si çifti i cili do martohet ditën e sotme, me plot surpriza dhe të ftuar specialë. /Zëri