Rrëfimi i trishtë i Gracianos për babain: Kishte probleme me alkoolin, nuk erdhi kurrë të më shikonte në shfaqje

Rrëfimi i trishtë i Gracianos për babain: Kishte probleme me alkoolin, nuk erdhi kurrë të më shikonte në shfaqje

Showbiz April 14, 2024 - 12:14

Balerini Graciano Tagani ka rrëfyer detaje nga jeta e tij gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar (e shtunë).

“Kur linda unë mami ishte 16 vjeç, prindërit u divorcuan kur isha 3 muajsh, babi nisi alkoolin. Fëmijëria ime ka qenë shumë e ndrydhur, i thoja mamit mos më bli patetina e çokollata sepse e doja shumë baletin.” – nis rrëfimin Graciano.

“Nuk dilja të lozja, dy tre herë që kam dalë më kanë tallur që ik mos loz, ik se je balerin. Fjalët e sime më ishin: Mos u dorëzo, punë e madhe. Ti s’je ky, do të vijë momenti. Më dha forcën për t’u çuar dhe për t’i parë gjërat ndryshe.”

“Im atë ka dy-tre varësi, edhe ai pati një jetë të vështirë, alkooli varesitë problemet, nuk e gjykoj, as ai nuk deshi të mos më kishte mua afër, as ai nuk deshi të mos ishte me mamin afër. Ai sot e kësaj dite është vetëm, unë ia çoj darkën, do t’i thoja pavarësisht të gjithave unë jam krenar për ty dhe më vjen shumë keq. Prindërit nuk i zgjedhim dot”, rrëfehet Graciano i përlotur. /telegrafi

“Im atë ka dy-tre varësi, edhe ai pati një jetë të vështirë, alkooli varesitë problemet, nuk e gjykoj, as ai nuk deshi të mos më kishte mua afër, as ai nuk deshi të mos ishte me mamin afër. Ai sot e kësaj dite është vetëm, unë ia çoj darkën, do t’i thoja pavarësisht të gjithave unë jam krenar për ty dhe më vjen shumë keq. Prindërit nuk i zgjedhim dot”, rrëfehet Graciano i përlotur. /Telegrafi/