Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën

Showbiz April 16, 2024 - 11:20

Drini Zeqo dhe Dea Vieri kanë bërë “lëmsh” rrjetin me postimin e tyre të përbashkët në Instagram.

Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, kanë publikuar dy imazhe, përmes së cilave aluduan për nisjen e një romance.

Në njërin prej imazheve, Drini dhe Dea shfaqen të përqafuar, duke nxitur edhe më tej spekulimet për një lidhje.

Image

Ndonëse, një konfirmim zyrtar nuk erdhi nga asnjëra palë, ishin vetëm këto dy fotografi që kanë trazuar internetin.

Në postimin e tyre vërshuan komente prej përdoruesve të shumtë, që mbështesnin relacionin mes tyre.

Komentet e tilla madje erdhën edhe prej disa prej figurave të njohura. Mbetet në vijim, të ketë një konfirmim zyrtar mes dyshes. /Telegrafi

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dea Vieri (@dea.vieri)