“Hapi sytë, është fallco”, droni përkeqëson marrëdhënien e Heidit dhe Romeos

“Hapi sytë, është fallco”, droni përkeqëson marrëdhënien e Heidit dhe Romeos

Showbiz April 25, 2024 - 11:52

Vëllai i Madh përgatiti një ambient mjaft të këndshëm për çiftin Heidi - Romeo, për të kaluar disa momente romantike me njëri-tjetrin.

Por diçka e ka shqetësuar Heidin. Romeo ka dalë disa herë nga dhoma duke e lënë atë vetëm në xhakuzi. Heidi i ka kërkuar Romoes të largohej sepse është e mërzitur pasi ai nuk po kalon kohë me të, por kërkon të debatojë me Julin.

Pas kësaj situate një dron ka trazuar edhe më shumë ujërat mes çiftit.

“Stop maskilizmit, Romeo fallco, Heidi hap sytë”, shkruhet te droni.

Heidi është shprehur se nuk u ndikua aspak nga ai dron, por as edhe nga banorët e tjerë. Romeo shihet shumë i prekur nga ky dron dhe rri gjithë kohës në mendime dhe nuk flet. /Topchannel