Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Showbiz April 28, 2024 - 00:14
Lajmet e fundit nga showbizi vendor dhe ndërkombëtar

Shkëlqim Bega është banori i 36-të i këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

Në klipin e tij ai tregon që është 28 vjeç, vjen nga qyteti i Krujës dhe që ka qenë boksier i peshave të rënda.

Shkëlqimi thotë që përmes një aplikimi për “Giveaway”, u zgjodh të jetë pjesë e Big Brother VIP Albania.

Banori ri shprehet që do të mundohet ta shijojë maksimalisht ekpreriencën, dhe thotë që takimin e parë dëshiron ta ketë me Eglën.

Shkëlqimi premton të jetë shumë aktiv gjatë qëndrimit të tij.