Si u prit këngëtarja izraelite në provën e veshjes së “Eurovision Song Contest”?

Si u prit këngëtarja izraelite në provën e veshjes së “Eurovision Song Contest”?

Showbiz May 09, 2024 - 15:07

Këngëtarja Eden Golan, përfaqësuese e Izraelit në “Eurovision Song Contest”, performoi këngën e saj “Hurricane” në provën e veshjes për natën e dytë gjysmëfinale, por një pjesë e publikut në sallë e përshëndeti performancën e saj.

Shërbimi publik izraelit Khan publikoi një deklaratë, duke thënë se “Edeni doli me krenari në skenë në provën e veshjes dhe dha një performancë të jashtëzakonshme”, raporton The Times of Israel.

“Ata nuk e mbyllën dhe nuk do të na mbyllin neve. Shihemi nesër”, tha shërbimi publik izraelit në një deklaratë.

Izraeli garon sonte në gjysmëfinalen e dytë dhe ka mundësi të kalojë në natën e madhe finale, që zhvillohet të shtunën. /abcnews