
“Ndoshta ke harruar se kush është babai yt”, Fero me një postim emocionues për vajzën e tij Ninën
Reperi i njohur shqiptar, Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka bërë një postim emocionues për vajzën e tij, Ninën.
Përmes një postimi në InstaStory, ai deklaron se nuk e ka parë të bijën prej gati një viti.
“Gati një vit pa të parë. Ndoshta ke harruar se kush është babai yt, ose ndoshta po të mungoj. Mendoj shumë për ty, na kanë bërë padrejtësi”, shkroi Fero, duke i shtuar edhe hashtagun #shtetikorruptuar.

Fero prej kohësh ka hedhur akuza ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajlit, duke pretenduar se ajo ka shkelur marrëveshjen e kujdestarisë.
Pas rikthimit në muzikë, reperi ka deklaruar se ka kaluar muaj pa e parë vajzën e tij. Çështja e kujdestarisë mbetet ende e paqartë.
Nga ana tjetër, Fero po përballet me një proces gjyqësor të veçantë, ku iu janë ngritur tri aktakuza për vepra penale.
Sipas disa burimeve mediale, ende të pakonfirmuara nga gjykata, ato përfshijnë ngacmim seksual dhe dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenitës.