“Hera ime e parë këtu, çfarë turme” - Peggy Gou mahnitet nga publiku në natën finale në “Sunny Hill”

“Hera ime e parë këtu, çfarë turme” - Peggy Gou mahnitet nga publiku në natën finale në “Sunny Hill”

Showbiz August 05, 2025 - 10:31

Natën e fundit të festivalit “Sunny Hill” e përmbylli në mënyrën më madhështore një nga emrat më të përfolur të muzikës elektronike në botë – Peggy Gou.

Artistja me origjinë koreano-jugore, e njohur për stilin e saj të veçantë si DJ dhe producente, mori skenën C4 duke sjellë një performancë të fuqishme që elektrizoi publikun e mbledhur në mijëra veta.

Image

Me ritme pulsante dhe prezencën e saj magnetike, Peggy u sigurua që kjo mbrëmje të mbetej gjatë në kujtesën e të gjithëve.

Image

Atmosfera arriti kulmin me hitin “(It Goes Like) Nanana”, që u këndua në kor nga publiku, duke e kthyer natën në një moment të papërsëritshëm bashkimi mes saj dhe adhuruesve shqiptarë.

Skena u mbush me drita, tym dhe energji shpërthyese, ndërsa duartrokitjet nuk u ndalën deri në fund të setit.

Vetë artistja nuk e fshehu entuziazmin për përjetimin në Prishtinë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Peggy Gou ë (@peggygou_)

Në një postim të ndarë në Instagram pas performancës, ajo shkroi: Uau, Kosovë! @sunnyhillfestival është hera ime e parë këtu, çfarë turme! Faleminderit që vallëzuat në shi, faleminderit familjes Lipa për ftesën”.

Ky moment konfirmon edhe një herë reputacionin që “Sunny Hill Festival” ka fituar si një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në Ballkan, duke sjellë jo vetëm artistë të mëdhenj, por edhe një publik që di ta jetojë muzikën me shpirt.