Miri pas mbarimit të BBVA: Selin-Gimbo dhe Mateo-Brikena po i shfrytëzojnë lidhjet e tyre për përfitime personale
Ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania”, Miri, ka folur së fundmi në Top Albania Radio për përvojën e tij në shtëpinë e BBVA dhe për marrëdhëniet me ish-banorët pas përfundimit të spektaklit.
Gjatë intervistës, ai nuk i kurseu kritikat ndaj disa prej çifteve të këtij edicioni, duke i cilësuar se po i përdorin lidhjet romantike si strategji për të tërhequr vëmendje dhe për të përfituar.
Sipas Mir-it, çiftet Selin–Gimbo dhe Mateo–Brikena nuk janë aq të sinqerta sa mund të duken para publikut. “Mateo–Brikena dhe Selin–Gimbo po shfrytëzojnë lidhjet e tyre për vëmendje dhe përfitime personale”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se ndjenjat e tyre janë më shumë strategji sesa emocione reale.
I pyetur për raportin e tij me Selin pas përfundimit të BBVA-së, Miri tregoi se nuk kanë pasur asnjë kontakt që nga eliminimi i tij. Megjithatë, ai theksoi se nuk mban asnjë mërzi dhe se, nëse do të takoheshin, nuk do ta kishte problem ta përshëndeste apo të bisedonte me të.
Në vijim, Miri i ashpërsoi edhe më tej komentet për çiftin Mateo–Brikena, duke e quajtur Mateon banorin më “fallco” të këtij edicioni. Ai tha se strategjia e tyre ka qenë e menduar mirë dhe se lidhja është shfrytëzuar jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe pas daljes.
“E kanë shfrytëzuar lidhjen brenda, por po e shfrytëzojnë edhe jashtë”, përfundoi ish-finalisti, duke nënkuptuar se gjithçka ka qenë e planifikuar dhe e qëllimshme. /telegrafi