Xsoundbeatz i suksesshëm dhe mjaft i kërkuar nga emrat e njohur të muzikës
Nëse dëgjoni një hit dhe ka brenda muzikë moderne ose po luhet nga ai ose është krijuar nga ai.
Po flasim për Mentor Zenula, apo siç e njohin të gjithë me emrin artistik Xsoundbeatz.
Ai kohët e fundit ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me projektin e tij muzikor “Albanian 67”, i cili është bërë viral në TikTok dhe ka fituar vëmendje të madhe në të gjithë Ballkanin dhe diasporën shqiptare.
Nëse shihni “Albanian 67” ky projekt ka arritur të tërheqë mijëra dëgjues dhe përdorues të rrjeteve sociale, duke u shpërndarë gjerësisht në TikTok, Instagram dhe platforma të tjera digjitale.
Ritmi unik, energjia e veçantë dhe identiteti artistik i këngës kanë bërë që projekti të bëhet pjesë e videove dhe trendëve të shumta në internet.
Kënga nuk dëgjohet vetëm në vende shqipfolëse ajo ka kaluar kufijtë dhe është përqafuar edhe nga shqiptarët në diasporë, veçanërisht në Gjermani, Zvicër, Austri, Itali dhe vende të tjera evropiane.
Popullariteti i saj ka treguar edhe një herë fuqinë e muzikës për të bashkuar shqiptarët kudo që ndodhen dhe për këtë ai është jo vetëm i befasuar por edhe mjaft i lumtur.
Suksesi i “Albanian 67” konsiderohet si një hap i rëndësishëm në karrierën e Mentor Zenulës, duke e vendosur emrin e tij gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes së industrisë muzikore shqiptare.
Pas këtij suksesi viral, Xsoundbeatz ka konfirmuar se është duke punuar në projekte të reja dhe bashkëpunime me artistë të njohur shqiptarë, të cilat pritet të publikohen së shpejti.
Fansat mund të presin surpriza të reja dhe produksione që synojnë të vazhdojnë suksesin e arritur me “Albanian 67”. Cili do të jetë hiti i radhës pritet te shihet.

