Labinot Tahiri mban premtimin, do t'ia dhurojë 5 mijë euro djalit të Shpat Kasapit

Labinot Tahiri mban premtimin, do t'ia dhurojë 5 mijë euro djalit të Shpat Kasapit

Showbiz August 03, 2026 - 21:21

Këngëtari Labinot Tahiri ka publikuar në Facebook një fotografi me artistin e ndjerë Shpat Kasapi, të realizuar në vitin 2012 në Ferizaj, duke ndarë një mesazh mbështetjeje për familjen e tij.

Postimi i tij vjen disa ditë pasi Tahiri kishte njoftuar se do të ndajë nga 150 euro për çdo mbrëmje dhe dasmë ku do të marrë pjesë, shumë të cilën ka vendosur t’ia dedikojë djalit të Shpat Kasapit.Ai ka bërë të ditur se më 10 gusht do t’ia dorëzojë 5 mijë euro djalit të këngëtarit tashmë të ndjerë, duke theksuar se këtë veprim e bën për të mbajtur fjalën e dhënë.