Vdes aktori i njohur, Tim Curry

Vdes aktori i njohur, Tim Curry

Showbiz August 27, 2026 - 08:23

Aktori britanik Tim Curry, i njohur më së shumti për interpretimin e personazhit të pazakontë Frank-N-Furter në filmin muzikor The Rocky Horror Picture Show, ka vdekur në moshën 80-vjeçare.

Image

Curry e kishte interpretuar fillimisht këtë rol në skenë, para se ta rikthente në versionin filmik të vitit 1975.

Image

Filmi me kalimin e viteve është shndërruar në një vepër kult dhe vazhdon të ketë një numër të madh fansash, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.

Aktori ishte gjithashtu i njohur për rolin e kllounit të frikshëm Pennywise në versionin televiziv të vitit 1990 të It, bazuar në romanin e Stephen Kingut.

Image

Në vitin 1996, ai luajti edhe rolin e Long John Silver në filmin Muppet Treasure Island.Ndër filmat e tjerë ku mori pjesë janë Annie, The Hunt for Red October, Home Alone 2 dhe Scary Movie 2.

Image

Gjatë karrierës së tij në Broadway, Curry u nominua për tre çmime Tony.

Image