Kampionia niset për në vendlindje, edhe atje e pret një organizim madhështorë

Sport August 14, 2016 - 20:38

Majlinda Kelmendi niset për në vendlindje e saj në Pejë.

Kampionia e botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi, pas parakalimit të saj në sheshet e Prishtinës dhe përshëndetjes së saj më qytetarët është nisur për në vendlindjen e saj Pejë.

Për t’i dëshiruar mirëseardhje dhe për ta uruar për suksesin e saj kishin dal ta presin shumë zyrtarë të lartë, por edhe qindra qytetarë.

Asaj iu bë pritje madhështore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.