Tifozët e Dortmundit e ofenduan, ja me çfarë gjesti të mirë iu përgjigjet Hummels (FOTO)

Sport August 14, 2016 - 23:10

Mats Hummels ka bërë një gjest të mirë pas ndeshjes Borussia Dortmund – Bayern Munich.

Bayern Munich mundi 2:0 Borussia Dortmundin në finalen e Superkupës së Gjermanisë.

Pas ndeshjes, mbrojtësi Mats Hummels ka lënë anash festën për të shkuar për t’u përshëndetur me tifozët e Borussia Dortmundit, ku njërit prej tyre edhe ia dhuroi fanellën.

Kujtojmë se Hummels është fyer shumë nga tifozët e Dortmundit kur zgjodhi të transferohet te Bayern Munich, shkruan Lajmi.net.

Image
Image