Gjyqtari kosovar gjykoi në 'Rio 2016' (FOTO)

Sport August 15, 2016 - 21:50

Kush ka thënë që kosovarët i kanë thënë lamtumirë Lojërave Olimpike?

Gjyqtari kosovar, Jeton Beqiri, sot ka ndarë drejtësinë në “Rio 2016”.

Një gjë të tillë, Beqiri e ka bërë në ping-pong në gjysmëfinalen mes Gjermanisë dhe Japonisë në kategorinë e meshkujve, përcjellë “Lajmi.net”.

Beqiri ka referuar më herët edhe në Lojërat Evropiane në Baku dhe në Kampionatin Botëror në Tokio.

Image
Image