Futbollisti që e zgjodhi Kosovën, falënderon Austrinë

Sport August 16, 2016 - 19:48

Përforcimi më i ri i Përfaqësueses së Kosovës, Sinan Bytyqi nuk ka lënë pa e falënderuar vendin që i dha gjithçka atij dhe familjes së tij, Austrinë, pasi vendosi të kalojë në radhët e Kosovës.

Ai e ka bërë një postim në grupin e tij zyrtar në rrjetin social, Facebook, duke e treguar vendimin, shkruan Zëri.

“Faleminderit për gjithçka Austria, por vendimi im është të luaj për vendlindjen time, Kosovën”, ka shkruar futbollisti i Manchester Cityt. /Zëri/

Image