Pse Xhaka, Shaqiri e Januzaj nuk do të luajnë për Kosovën?

Sport August 16, 2016 - 20:34

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Adanan Januaj dhe Valon Behrami nuk pritet të ndjekin rrugën e Milot Rashicës, Alban Mehës, Herolind Shalës dhe Sinan Bytyqit që të luajnë për Kosovën

Kosova po bënë përpjekjet maksimale që të tubojë yjet më të mëdhenj kosovar të futbollit, të cilët po tenton t’i bindë që të vijnë dhe të luajnë për Kombëtaren e Kosovës.

Milot Rashica, Alban Meha, Herolind Shala dhe Sinan Bytyqi tashmë kanë vendosur të luajnë për Kosovën, por kjo nuk pritet të ndodh edhe nga Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Adanan Januaj dhe Valon Behrami.

Gazeta Express merr vesh se këta futbollist nuk do të luajnë për Kosovën, pasi po kanë shumë presion nga përzgjedhësi i Zvicrës Vladimir Petkovic.

“Është shumë shqetësuese presioni që po u bënë përzgjedhësi i Zvicrës Vladimir Petkovic, i cili ka arrite që të bëjë presion të futbollistët edhe pse ligjërisht dhe moralisht ata duhet të përfaqësojnë vendin e tyre”, tha një burim i Expressit brenda Federatës së Futbollit të Kosovës.

Arsye tjetër se këta futbollistë pritet që të mos luajnë për Kosovën, janë edhe kontratat e tyre me kompani të mëdha, kontrata këto që do të mund të anuloheshin.

Kujtojmë se Kosova edhe zyrtarisht u ka bërë ftesë këtyre futbollistëve, të cilët do të kthejnë përgjigjen e tyre deri në fund të këtij muaji. /Express/