‘Pogba nuk është i mirë as sa Obi Mikel’

Sport August 16, 2016 - 20:45

Paul Parker ka thënë se John Obi Mikel është më i mirë se sa Paul Pogba

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Paul Parker ka vërë në dyshim aftësitë e Paul Pogbas, duke thënë se nuk e di se ku do të luaj në skuadrën e Manchester Unitedit.

Ai madje tha se Pogba nuk është i mirë as sa John Obi Mikel i Chelseat.

“A mund të jetë aq i mirë sa Roy Kean ose Bryan Ronson? Unë kam dyshim që ai mund të luaj në atë pozitë. Ai nuk është Makelele, madje as Obi Mikel, sepse Mikel mund të ruaj një lojtar”, tha Parker për 888Sport.

“Pogba mund të jetë i mirë në sulm, të shënoj gola dhe të jap pasime të mira, por jo të luaj në tempo të lartë dhe aq mbrapa”. /Express/