Edhe dy yje i bashkohen Kosovës?

Sport August 16, 2016 - 22:21

Pas Milot Rashicës, Alban Mehës, Herolind Shalës dhe Sinan Bytyqit, Kosovës pritet t’i bashkohen edhe Shani Tarashaj dhe Përparim Hetemaj

Ekipi Kombëtar i Kosovës çdo ditë po përforcohet dhe shumë shpejtë pritet që t’i bashkohen edhe dy futbollistë të tjerë, Shani Tarashaj dhe Përparim hetemaj.

Këta do të ndjekin rrugën e Milot Rashicës, Alban Mehës, Herolind Shalës dhe Sinan Bytyqit, të cilët tashmë i kanë thënë Kosovës.

Kjo është konfirmuar nga nënkryetari i FFK’së, Bekim Haxhiu, i cili tha se Tarashaj dhe Hetemaj janë shumë pranë Kosovës.

“Pas bisedës që përzgjedhësi ka pasuar me ta, Shani Tarashaj dhe Përparim Hetemaj janë ftuar dhe brenda dy ose tre ditësh do të vendosin për të luajtur për Kosovën”, tha Haxhiu për Gazeta Express.

Me këta dy futbollistë, ekipi i Kosovës do të përforcohej shumë para ndeshjes së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror kundër Finlandës me 5 shtator.