Zyrtare: United largon në sulmues

Sport August 20, 2016 - 21:21

​James Wilson është huazuar te skuadra e Derby County

Manchester United ka njoftuar se ka huazuar sulmuesin e talentuar James Wilson te skuadra e Championship, Derby County.

Wilson bëhet lojtari i katërt i të rinjve të Unitedit që largohet gjatë kësaj vere, pas Love, McNear dhe Januzajt.

“Manchester United dhe Derby County kanë arritur marrëveshje për huazimin një vjeçar të sulmuesit James Wilson”, thuhet në njoftimin zyrtar të Unitedit. /Express/