Feniksi fiton me rezultat ‘tenistik’ (Video)

Sport August 20, 2016 - 21:23

Kampioni i Kosovës në futsall, Feniksi, e ka mbyllur në mënyrën më të mirë garën kualifikuese të UEFA Futsal Cup.

Ata mposhtën të shtunën mbrëma kampionin e Izraelit, Tel Aviv, me rezultat ‘tenistik’ 6:0.

Golat u shënuan nga Rodek, Belej (2), Brahimi, Ramadani dhe Topilla, raporton "Zeri.info".

Kjo ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje për skuadrën nga Drenasi.

Ata renditen në vendin e parë me 9 pikë, dhe kështu kualifikohen për në rrethin tjetër.

Padyshim, ky është një sukses i madh për kampionin tonë, që debutoi në arenën ndërkombëtare. /ZËRI/

​VIDEON MUND TA SHIKONI KËTU!