Juventus mposht Lazion, vendimtar Khedira

Sport August 27, 2016 - 20:02

Juventus ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Lazios në udhëtim

Kampioni i Italisë, Juventus ka fituar 1:0 në një ndeshje shumë të vështirë kundër Lazios në Olimpico.

Ndeshja ka qenë shumë e barabartë, por dallimin në këtë takim e ka bërë mesfushori gjerman, Sami Khedira, i cili shënoi golin e vetëm dhe të fitores.

Juventus tashmë ka 6 pikë nga dy ndeshjet e para, duke marrë kreun e tabelës së Serie A. /Express/