Zyrtare: Shqipëria e shpall listën për ndeshjen e radhës, ftohen këta futbollistë nga Kosova (FOTO)

Sport August 27, 2016 - 23:10

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën e lojtarëve të Shqipërisë U21 për ndeshjen e 2 shtatorit që luhet ndaj Greqisë në Athinë prej orës 17:45.

Ekipi grumbullohet që nesër në Athinë dhe do tentojë të marrë pikë për të tentuar deri në fund vendin e dytë në grupin 4 kualifikues të Kampionatit Evropian.

Mërgim Vojvoda, Eros Grezda, Ylber Ramadani dhe Liridon Latifi janë lojtarët nga Kosova të grumbulluara nga trajneri Redi Jupi. /Olle

Image