Shokohet Aguero

Sport August 29, 2016 - 20:05

Sergio Aguero nuk ka udhëtuar me kombëtaren e Argjentinës

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, nuk do të jetë në gjendje që t’i ndihmojë bashkëlojtarët në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës që Argjentina i zhvillon ndaj Uruguait e Venezuelës.

Goal.com shkruan se Aguero nuk do t’i bashkohet Argjentinës pasi lojtari ka pësuar një lëndim të dielën mbrëma ndaj West Ham.

28 vjeçari u dëmtua në fitoren e Cityt prej 3:1 ndaj West Ham në Etihad Stadium.

Ai ka probleme me kofshën e majtë dhe përveç dy ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës që Argjentina i zhvillon ndaj Uruguait e Venezuelës, ai mund të mungojë edhe në derbi me 10 shtator ndaj Manchester Unitedit, kur për herë të parë Guardiola e Mourinho do t’i matin forcat në Premierligë. /Express/