Messi trondit Barcelonën

Sport August 29, 2016 - 20:05

Lionel Messi mund të mungojë në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës që Argjentina i zhvillon ndaj Uruguait e Venezuelës

Barcelona ka konfirmuar se ylli i skuadrës, Lionel Messi, vuan nga një tërheqje muskulore dhe mund mungojë në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës që Argjentina i zhvillon ndaj Uruguait e Venezuelës.

Mirëpo, edhe përkundër problemit që është shfaqur, Messi do të udhëtojë me Kombëtaren e Argjentinës ku do t’i kryejë më gjerësisht testet mjekësore, shkruan Goal.com.

“Prezenca e Messit në këto ndeshje varet nga ajo se si shkon lëndimi i tij”, shkruhet në sajtin e Barcelonës. /Express/