Mavraj në Serie A? Përgjigjet mbrojtësi i Kombëtares

Sport August 30, 2016 - 19:55

Mërgim Mavraj ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Kolni

Ditët e fundit mediat italiane kanë raportuar për një transferimi të mundshëm të mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavrajt në Serinë A te Sampdoria, opsion të cilin vetë 30 vjeçari e hedh poshtë.

“Kolnin nuk e ndërroj kollaj. Është një qytet i shkëlqyer ku unë ndihem shumë mirë. Nuk do të lëviz nga kjo skuadër”, tha Mavraj kur u pyet për interesimin e Sampdorias. /Express/