Mbrojtësi i Prishtinës: E dua një vend në Përfaqësuese ose e lë futbollin (Foto)

Sport August 30, 2016 - 21:22

Liridon Leci ka gjetur kohë që të bëjë shaka pas listës që publikoi Albert Bunjaki

Mbrojtësi i Prishtinës, Liridon Leci, në formë shakaje, ka thënë se dëshiron një vend në përfaqësuesen e Kosovës, ose në të kundërtën do ta lërë futbollin.

“Unë L. Leci dua Kombëtaren ose e lë fare futbollin”, ka shkruar në formë shakaje Leci në rrjetet sociale, i cili i uroi shumë suksese përfaqësues së Kosovës në kualifikimet për botërorin ‘Rusia 2018’: “Shumë suksese për Kombëtaren tonë”.

Kujtojmë se më herët Leci ka qenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës dhe ka pasur rastin të punojë nën urdhëratë e Albert Bunjakut. /Express/