Mjekët i thanë që të mos luajë në Evropian, Cana vuan nga kjo sëmundje

Sport August 31, 2016 - 22:23

Nga sot nuk do ta shihni më  Lorik Canën në fushë. 

Burime të sigurta nga kombëtarja shqiptare kanë bërë të ditur për Syri.net se Lorik Cana i ka dhënë fund karrierës si futbollist pas mos gjetjes së një skuadre për sezonin e ri.

Sot, 31 Gusht është dita e fundit e merkatos së verës. Pas mbylljes së merkatos në orën 24:00 te mesnatës mund të thuhet edhe zyrtarisht se Lorik Cana i ka dhënë fund karrierës së tij futbollistike prej afro 15 vjetësh.

Por eshte zbuluar shkaku kryesor pse Cana po e mbyll karrieren ne heshtje.

Loriku vuan nga nje semundje ne mezer qe nuk e lejon te luaj ende ne fushe pasi eshte e demshme per shendetin e tij.

Mjeket i sugjeruan qe te mos luante ne kampionatin evropian te Frances por Cana refuzoi keshillen e mjekeve per te realizuar endrren duke luajtur ne kompeticionin me te madhe ne karrieren e tij.

Pavarësisht se Cana ka konfirmuar largimin nga futbolli në nivel kombëtaresh pas Euro 2016, kjo tërheqje përfundimtare vjen më shpejt nga sa pritej.

Edhe pse do duhet konfirmuar zyrtarisht nga vet lojtari, duket se epoka Cana po vjen drejt fundit, por mund të mbyllet me lavdinë e kualifikimit historik të Shqipërisë në një turne madhor.