Tradhtar të luash për Shqipërinë, tradhtar për Kosovën dhe tradhtar për Zvicrën

Sport September 02, 2016 - 20:30

Migjen Basha thotë se, për cilëndo përfaqësuese që luan një lojtar, për Shqipërinë, Kosovën apo edhe Zvicrën, gjithnjë do ta thërrasë dikush tradhtar.

“Nuk dua të flas fare për këtë temë pasi në çdo rast këtu del tradhtar. Tradhtar je kur luan për Shqipërinë, tradhtar kur luan për Kosovën, tradhtar kur luan për Zvicrën. Nuk ia vlen të bisedohet për këtë temë. Zgjedhja e kujtdo është personale dhe i urojmë suksese të gjithëve”, ka thënë futbollisti kosovar në konferencë për shtyp sot. /Zëri/