Legjenda ukrainase: Loja me Kosovën luhet në terren neutral, në Mitrovicë!!!

Sport September 02, 2016 - 20:41

Legjenda ukrainase Stanislav Medvedenko ia ka tepruar duke theksuar se ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës në basketboll, e vlefshme për kualifikimet e Eurobasket 2017, do të zhvillohet në terren neutral, duke menduar për Mitrovicën, raporton Zëri.

“Sipas informatave që kam, ndeshja do të zhvillohet në terren neutral. Kështu që, nuk do ta kemi problem”, ka thënë për uebfaqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Ukrainës, ish-basketbollisti i NBA-së, duke menduar për palestrën “Minatori” në Mitrovicë. /Zëri/