Trajneri serb: Kështu e konsiderova lojën me Kosovën

Sport September 02, 2016 - 21:02

Trajneri serb i Përfaqësueses së Sllovenisë, Igor Kokoskov thotë se ndeshjen me Kosovën, e vlefshme për kualifikimet për Eurobasket 2017, e ka parë si krejt ndeshjet tjera, duke mos dashur ta përziejë politikën me sport, raporton Zëri.

Mediat serbe janë mburrur me faktin se Sllovania e mposhti me rezultat të thellë, 113:68 Kosovën, respektivisht portali Kurir, por që trajneri serb është treguar më i qetë në këtë aspekt, përcjellë Zëri.

“E kuptoj krejt situatën në lidhje me Kosovën, por ndeshjen me ta e kam parë vetëm në aspektin sportiv dhe jam munduar ta nxjerr më të mirën nga kjo ndeshje. E dua Beogradin, e dua Serbinë, por nuk merrem me politikën globale, e as atë rajonale. Fokusi ynë duhet të jetë vetëm tek sporti. Ne jemi sportistë dhe ne na intereson vetëm rezultati”, ka thënë trajneri serb. /Zëri/