Ujkani: Duam fitore ndaj Finlandës

Sport September 02, 2016 - 21:48

Portieri Samir Ujkani thotë se Kosova do ta kërkojë fitoren në ndeshje me Finlandën të hënën, për t’ua shpërblyer mundin të gjithë atyre që nuk e lanë të shuhet futbolli kosovar në ditët më të vështira, shkruan Zëri.

“Mezi po presim që ta zhvillojmë këtë lojë që për ne është historike. Këtë ndeshje dhe fitoren që unë nuk e vë në dyshim do të ua kushtojmë brezave të tërë që u sakrifikuan për këtë ditë. Atyre që ndihmuan dhe dhanë për futbollin e Kosovës dhe nuk e lanë të shuhet por mbajtën gjallë shpresën për këtë ditë”, ka thënë kapiteni i Përfaqësusueses. /Zëri/