Berisha: Ndeshje e vështirë, por i duam tri pikët

Sport September 02, 2016 - 21:54

Bernard Berisha shprehet optimist se Kosova do ta nisë me këmbë të mbarë kampanjën kualifikuese për Botërorin 2018, shkruan Zëri.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë por unë kam besim se do të kemi një fillim të mirë. Jemi duke punuar me zell e përkushtim dhe nuk mendojmë ndryshe veç se për fitore. Atmosfera është jashtëzakonisht e mirë që premton shumë. Kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe presim që të gëzohemi të gjithë. T’i gëzojmë adhuruesit dhe popullin e Kosovës”, ka thënë mesfushori ofanziv. /Zëri/