Celina: Duhet t’i nisim mirë kualifikimet

Sport September 02, 2016 - 21:58

Bersant Celina thotë se Përfaqësuesja e Kosovës duhet t’i nisë mirë kualifikimet për Botërorin 2018.

Me këtë rast, ai ka kërkuar nga bashkëlojtarët që ta japin maksimumin, për të nxjerrë rezultat pozitiv të hënën mbrëma, shkruan Zëri.

“Presim një ndeshje të fortë dhe do të ketë rivalitet të madh. Do të angazhohemi maksimalisht i gjithë ekipi dhe unë besojë fortë në fitore, ndonëse mendojë se Finlanda ka ekip të mirë. Duhet që patjetër të nisim mirë që do të jetë një shtysë e madhe për ndeshjet tjera”, ka thënë talenti kosovar. /Zëri/