Rrahje në fushë mes lojtarëve shqiptarë dhe atyre grekë (Foto)

Sport September 02, 2016 - 22:20

Kombëtarja shqiptare U-21 ka luajtur sot kundër asaj greke në kuadër të eliminatoreve të evropianit 2017.

Shqipëria e humbi këtë ndeshje me rezultat 2-1.

Të parët shënuan kuqezinjtë e Redi Jupit me Liridon Latifin në minutën e 22-të, por në përfundim të fraksionit të parë të lojës ka pasur një sherr të madh mes kuqezinjve dhe grekëve.

Kështu, dy minuta pasi Shkalla kishte dalë jashtë fushës së lojës me të kuq, arbitri i ndeshjes akordoi 11-metërsh për Greqinë.

Ka qenë ky momenti ku ka plasur sherri mes futbollistëve të Kombëtares U-21 me përfaqësuesen U-21 të Greqisë.

Në fushë kanë hyrë edhe stafet e Kombëtareve për të ndarë futbollistët, ndërsa takimi është ndërprerë për disa minuta dhe ka rinisur vetëm kur është qetësuar gjendja.