FA konfirmon dënimin e Agueros, lajmi i mirë për Manchester United

Sport September 02, 2016 - 23:15

Federata angleze e Futbollit ka konfirmuar se sulmuesi argjentinas i Manchester City, Sergio Aguero, është suspenduar për tri lojë.

Kjo do të thotë se Auguero do të mungojë në ndeshje kundër Manchester United, transmeton Express.

Manchester City u ankua ndaj vendimit të FA’s për dënimin dhënë Augueros, i cili e goditi bërryl  Winston Reidin e West Ham fundjavën që shkoi.

Por, FA vendosi që goditja ishte e qëllimshme dhe Augero suspendohet për tri lojë./Gazeta Express/