Stupcat mbështesin Kosovën në këtë mënyrë (Video)

Sport September 04, 2016 - 22:42

Stupcat kanë treguar mbështetjen e tyre për përfaqësuesen e Kosovës në një mënyrë tejet interesante

Përfaqësuesja e Kosovës nesër në mbrëmje do të bëjë debutimin historik në kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018” me takimin që do të zhvillohet si mysafirë kundër Finlandës.

Tifozët e Kosovës, Dardanët, kanë publikuar një video në rrjetet sociale ku shihen humoristët e mirënjohur shqiptar stupcat, duke bërë veprime të ngjashme me ato të Rita Orës (pjesë e klipit të xhiruar në Kosova), teksa mbajnë flamurin e Kosovës në qafë.

Më këtë video stupcat kanë dashur të tregojnë se të bashkuar jemi të pamposhtur.