E PABESUESHME: Kosova me flamur të Amerikës (FOTO)

Sport September 05, 2016 - 22:57

E pabesueshme, por e vërtetë. Përfaqësuesja e Kosovës është prezantuar sonte në ndeshje me Finlandën me flamur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Zëri.

Të paktën kështu është shfaqur vendi ynë në uebfaqen e FOX-it, e cila nuk e ka bërë ende ‘update’ sistemin e saj me flamurin e Kosovës, raporton Zëri.

Sidoqoftë, Kosova e nxori një pikë të artë ndaj Finlandës, në debutimin e saj në kualifikimet për Botëror. Gjithsesi, flamuri i Amerikës nuk i rri keq. /Zëri/

Image