Bruno Akrapoviç, trajner i Shkëndijës – viziton FC Prishtinën

Sport September 07, 2016 - 21:49

Strategu boshnjak pati takim me krerët e Prishtinës dhe pa ndeshjen kundër Hajvalisë

 FC Prishtina dhe Shkëndija Tetovë botërisht dihet që kanë raporte më shumë se sa miqësore, vëllazërore. Por, kryetrajneri i saj, boshnjaku, Bruno Akrapoviç, sot për herë të parë ka vizituar kryeqendrën tonë dhe FC Prishtina.

Akrapoviç kishte takim pune me drejtorin sportiv të FC Prishtina, Lutz Lindemann,

Ndërsa prezent qenë edhe kryetari i FC Prishtina. Remzi Ejupi, ish-legjenda e klubit, babai i Lorik Canës, Agim Cana, aksionari, Fikret Maqastena, sekretari i klubit, Fatos Hoxha dhe xhaxhai i Granit e Taulant Xhakës, Sevdaim Xhaka.

Akrapoviç, sëbashku me zyrtarët e FC Prishtina, pa ndeshjen e javës së tretë ndërmjet Prishtinës dhe Hajvalisë (fotoja nga ambientet e stadiumit të KEK-ut).