Guardiola ka disa fjalë për Mourinhon

Sport September 11, 2016 - 21:25

Pep Guaridola ka zbutur paksa rivalitetin e krijuar mes tij dhe Jose Mourinhos

Pas fitores së Manchester Cityt prej 2:1 ndaj Manchester Unitedit, gazetarët kanë tentuar të hedhin ‘benzinë në zjarr’ duke provokuar Pep Guardiolën me pyetje të ndryshme për triumfin ndaj rivalit të tij, Jose Mourinhos, përcjell Gazeta Express.

Por, trajneri spanjoll është treguar tejet i vëmendshëm duke thënë se humbja dhe fitorja janë pjesë e lojës dhe se në të ardhmen sërish do ta mposhtin njëri tjetrin.

“E respektoj shumë Mourinhon. Në të ardhmen do ta mposhti atë, gjithashtu edhe Mourinho do të më mposht mua”, ka thënë Guardiola.