I tha 'PO' Kosovës, shënon dy gola për skuadrën e tij (VIDEO)

Sport September 11, 2016 - 21:58

Ftesa e Përfaqësueses së Kosovës siç duket i ka bërë mirë mesfushorit kosovar, Benjamin Kololli, i cili luan me skuadrën e Lausannes në Zvicër.

Benjamin Kololli nuk ishte pjesë e skuadrës, ku Kosova luajti baras 1-1 ndaj Finlandës, shkaku i dokumentacionit të pa kompletuar.

Megjithatë, mesfushori kosovar po vazhdon të tregojë formë të mirë, pasi në ndeshjen kundër Vaduzit ka arritur të shënojë dy gola në fitoren 5-0 të skuadrës së tij.

Kololli e nisi serinë e golave për skuadrën e tij në minutën e parë të takimit, teksa shënoi edhe golin e pestë në minutën e fundit të ndeshjes.

Vlen të theksohet se Kololli mund të luaj edhe në pozitën e mbrojtësit anësor. /Telegrafi/