Icardi i lumtur me golat, ka një dedikim për to

Sport September 11, 2016 - 23:17

Mauro Icardi ia dhuroi fitoren 2-1 Interit në udhëtim te Pescara, por thotë se meritat janë të gjithë skuadrës, teksa thekson se golat janë puna e tij.

Sulmuesi argjentinas shënoi dy gola në pjesën e dytë për tu treguar vendimtar në fitoren e parë të Interit këtë sezon në Serie A, por nuk i merr të gjitha meritat.

“Meritat shkojnë për të gjithë, sepse kemi luftuar në minutën e fundit. Ne kishim shumë shanse, por topi nuk hynte në portë”, deklaroi Icardi përMediaset Premium dhe Sky Sport Italia, transmeton Telegrafi.

“Ne duam të luajmë futboll sulmues dhe kjo do të thotë se do të kemi rreziqe pak në anën e mbrojtjes. Ne jemi duke bërë punë të madhe pas indikacioneve të Frank de Boer”.

“I kushtoj golat familjes sime. Shënimi i golave është puna ime, kjo është ajo që unë jam aty për të bërë”, përfundoi super-sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/

Image