Carragher kritikon ashpër Pogban (Video)

Sport September 12, 2016 - 22:20

Jamie Carragher ka kritikuar Paul Pogban për paraqitjen e tij të dobët në derbi kundër Manchester Cityt

Ish mbrojtësi i Liveproolit, Jamie Carragher ka kritikuar francezin Paul Pogba, për paraqitjen e tij të dobët në nëderbi kundër Manchester Cityt, të cilin e humbën 2:1 në Old Trafford.

Carragher ka thënë se Pogba është lojtar i padisiplinuar, i cili nuk kryen detyrat e trajnerit.

“Mendoj se një mesfushor qendror në një ndeshje të tillë, duhet të jetë më i disiplinuar. E vetmja mënyrë për të përshkruar Pogban është me një lojtar të shkollës, i cili vrapon ku dëshiron dhe bënë çfarë dëshiron”, tha Carragher në Sky Sports. /Express/