Lenjani flet për të ardhmen

Sport September 19, 2016 - 20:55

Emir Lenjani ka insistuar se është i lumtur dhe do të jap gjithçka për Rennes

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Emir Lenjani ka thënë se është shumë i lumtur te skuadra franceze, Rennes.

Ai për më shumë tha se është shumë i prekur nga reagimet e javëve të fundit, por insistoi se do të jap gjithçka për skuadrën e tij.

“Javët e fundit është shkruar shumë për mua dhe reagimet më kanë prekur. Unë ndihem mirë te Rennes ku dua të jap më të mirën. Dua të vijoj rrugën në Bretanjë ku fillimi nuk ishte i lehtë, pasi pata dhe atë dëmtim që më mbajti jashtë fushe për ca kohë. Mundësitë për tu aktivzuar te Rennes në fillim ishin të komplikuara, ndërsa mundësia për të qëndruar në Ligue 1 mu dha nga Nantes, kështu që pata mundësinë për të luajtur, për të përjetuar eksperiëncën e Europianit dhe të isha gati për kthimin në Bretanjë. Tani unë ndihem më mirë fizikisht dhe dua të jap më të mirën për klubin dhe fansat”, ka shkruar Lenjani në Facebook. /Express/