Super Donjeta, mposht rusen Bogdanova

Sport September 19, 2016 - 22:10

Boksierja jonë Donjeta Sadiku qysh në start të kampionatit evropian të të rejave ka bërë senzacion duke e mposhtur rusen e favorizuar Dina Bogdanova.

Në momentin kur u hodh shorti, ai dukej jo i mirë për Donjetën, por ai besoi në cilësinë e saj duke befasuar për të mirë të gjithë.

Tash Donjeta në xhiron e rradhës ballafaqohet me boksieren nga Bellorusia Prakofyeva, e cila një xhiro e kaloi pa luftë.

Hapja solemne e Kampionatit Evropian të të rejave që po mbahet në Prdu të Turqise, u bë sonte në orën 18:00.

Eubc European Women Youth and Junior Boxing Championships 2016 Ordu.