Mourinho largon një tjetër mbrojtës të Unitedit

Sport September 19, 2016 - 23:39

ose Mourinho nuk e dëshiron në skuadrën e tij as mbrojtësin anglez, Phil Jones

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është gati që të largojë edhe një futbollist nga skuadra.

Ai nuk llogarit në mbrojtësin anglez, Phil Jones, i cili është i lirë që të largohet gjatë muajit janar të vitit të ardhshëm, shkruan The Sun.

Lajm i mirë është se, për lojtarin menjëherë janë interesuar dy skuadrat e mëdha angleze, Arsenal dhe Liverpool. /Express/