Dortmund deklason Wolfsburgin (Video)

Sport September 20, 2016 - 21:51

Borussia Dortmund ka deklasuar Wolfsburgun në udhëtim me rezultat 5:1

Skuadra e Borussia Dortmundit ka shënuar fitoren e radhës në Bundesliga, duke mposhtur Wolfsburgun në udhëtim me rezultat të thellë 5:1.

Golat për Dortmundin i shënuan Guerreiro, Aubameyang dy, Dembele dhe Piszczek, ndërsa golin e vetëm për skuadrën vendëse e shënoi Didavi.

Pas kësaj fitoreje Dortmund ngritët në pozitën e parë në Bundesliga me 9 pikë, aq sa kanë edhe Bayern dhe Hertha, që nesër mbrëmë takohen në Allianz Arena. /Express/