Bunjaku e Ajeti ia sigurojnë fitoren St.Gallenit (Video)

Sport September 20, 2016 - 22:27

Albert Bunjaku dhe Albian Ajeti kanë shënuar në fitoren e St. Gallenit kundër Thun

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku dhe Albian Ajeti kanë shënuar nga një gol në fitoren 2:1 të St. Gallenit kundër Thunit.

Golin e parë e ka shënuar Bunjaku në minutën e 48, për të barazuar më pas Thun në minutën e 51’ me golin e Joel.

Por, tetë minuta pa përfunduar takimi në skenë doli Albian Ajeti, i cili shënoi golin e dytë dhe të fitores. /Express/