Milan vazhdon me fitore (Video)

Sport September 20, 2016 - 22:42

Milan ka vazhduar me fitore në Serie A, pasi ka mposhtur lazion me rezultat 2:0

Milan ka shënuar fitoren e tretë këtë edicion në Serie A, duke mposhtur Lazion në San Siro me rezultat 2:0.

Golat për Milanin në kët ndeshje i shënuan sulmuesit Carlos Bacca dhe Niang.

Në këtë ndeshje për herë të parë nga fillimi në Serie A luajti edhe portieri i Kombëtares shqiptare Thomas Strakosha, i cili pavarësisht dy golave, tregoi paraqitje mbresëlënëse.

Pas kësaj fitoreje Milan ngritët në vendin e tretë me 9 pikë, ndërsa Lazio mbetet në vendin e shtatë me 7pikë. /Express/